Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë. Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio. Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave.
Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 35-vjeç
38-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës. Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj. Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.