U kap i dehur në timon, Policia arreston në flagrancë drejtuesin e mjetit

Policia njofton se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon