Marjana Seitaj ishte ulur në oborrin e banesës përdhese me familjarët, kur nga hiçi, pak para mesnatës së 31 gushtit, një makinë shembi portën dhe goditi vajzën e shtëpisë teksa qëndronte ulur në bisedë me njerëzit e zemrës.
E reja 23-vjeçare, e cila ishte martuar në fillim të gushtit dhe priste që së shpejti të shkonte në Angli ku e priste bashkëshorti për të nisur një jetë të re. Për tu çmallur, Marjana Seitaj kishte shkuar të takonte prindërit e saj në zonën e Kombinatit. Vajza u dërgua me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk mundi të mbijetojë.
Drejtuesi i makinës “Volkswagen Passat”, Sajmir Thaçi që humbi kontrollin e makinës brenda rrugicës së lagjes, pas arrestimit, rezultoi të ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.
SARANDA NEWS