Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku ish-dhënri ka vrarë me armë zjarri ish-vjehrrin dhe kunatin.
Policia njofton se në fshatin Grykë Zezë, Besnik Pjetri ka vrarë me armë zjarri Pjetër Pernjaku dhe Gent Pernjaku (babë e birë) tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.
Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.
Autori Besnik Pjetri u ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas së tij dhe pas një konflikti ka nxjerrë armën dhe vrau ish-vjehrrin Pjetër Përjaku dhe Gent Përjakun, ish-kunatin e tij.