SARANDA NEWS

spot_img

Vdekja e mistershme e tre vajzave në Greqi, babai kërkon ADN-në për Malenën dhe Irisin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vdekjen e dyshimtë të tre vajzave në Patra të Greqisë për të cilin nëna e tyr, 33-vjeçarja Roula Pispirigou ndodhet në paraburgim si e dyshuar për vrasjen e tyre.

Sipas mediave greke, babai i vajzave Manos Daskalakis thuhet se dëshiron të kërkojë një test ADN-je për të përcaktuar nëse ai është babai biologjik i Malenës dhe Irisit.

Sipas gazetarit Petros Kousoulos, bashkëshorti i larguar i 33-vjeçares dyshohet se dëshiron të kërkojë të bëjë testin e atësisë. Zbulimi u bë gjatë një diskutimi për testin gjenetik që ishte kërkuar të bëhej pas vdekjes së dy fëmijëve.

Në test gjenetik është kërkuar nga drejtori i ICU-së së Fëmijëve të spitalit të Rios ku prindërit kishin dhënë miratimin që në prill 2021, ndërsa spitali kishte marrë përsipër ta bënte falas nisur nga problemet financiare të çiftit.

Megjithatë, ky test gjenetik nuk do të ketë asnjë vlerë, pasi siç tha ai, mund të rezultojë se dy fëmijët nuk janë të Manos Daskalakis.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial