VIDEO – Arrestohet sportisti, shkelmoi macen dhe e hodhi në det, kapet nga tatuazhi

Një shqiptar, sportist dhe anëtar i Federatës Helenike të Karatesë në Greqiështë arrestuar në banesën e tij nga autoritetet helene pasi u shfaq në një video duke shkelmuar një mace në një tavernë greke.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit edhe për faktin që shqiptari ishte i njohur në Greqi, 30-vjeçari shihet që gënjen macen me një ushqim, e afron në një cep të tavernës dhe më pas e hedh atë në det. Macja tjetër që ndodhej po aty, trembet e largohet.

Pikërisht ky gjest ka sjellë reagime të shumta në rrjet, kryesisht nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, që bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shqiptarit. I riu shqiptar u identifikua nga një tatuazh, ndërkohë që ai ka qenë i etiketuar nga autoritete greke për trafik droge. Vetë ai ka kërkuar falje, por pritet të përballet edhe me drejtësinë e të gjobitet për gjestin ë bërë.

 

VIDEO

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon