VIDEO/ ‘Jam inspektor tatimesh’, ky person u vendos gjoba bizneseve duke i mashtruar

Pas denoncimeve të disa bizneseve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, Drejtoria e Tatimeve sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në videon e siguruar në një nga kamerat e biznesit, pamjet tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh. Siç shihet nga pamjet, personi i cili shtiret si të jetë punonjës tatimesh, me një dosje në dorë dhe i veshur më këmishë futet pranë një salloni bukurie.

VIDEO https://youtu.be/9lKXvQRX98M

Pak ditë më parë administrata Tatimore ngriti shqetësimin se individë të paautorizuar po mashtronin bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë.

Administrata Tatimore thekson se punonjësit e Tatimeve paraqiten me; Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë); Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse; Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë.

Please follow and like us:
fb-share-icon