Fansat e banorit të “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, kanë nisur protestën në mbështetje të tij, pas polemikave të shumta për sëmundjen e këtij të fundit. Sot ata kanë dalë para Top Channel, në ambientet e të cilit zhvillohet edhe Big Brother VIP. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila shihet se ka rrethuar zonën.
Ndonëse ai u sulmua nga banorët e tjerë të shtëpisë pas deklaratës së sëmundjes, fansat kanë treguar mbështetje të madhe për Luizin, i cili gjatë këtyre ditëve është bërë kryefjalë e medieve.
Please follow and like us: