Një skulpturë misterioze metalike është gjetur në Rumani. Ndërkohë një skulpturë e tillë është parë dhe më herët në një shkretëtirë në Utah të Shteteve të Bashkuara, por pas disa ditësh ajo u zhdukë.
Sipas mediave, objekti u gjet në qytetin Piatra Neamţ në Rumani, më 26 nëntor, në një nga malet më të famshme të vendit, Masivin Ceahlău. Ai është 4 metra i gjatë dhe ka një stil arkeologjik të veçantë.
“Ne jemi duke shqyrtuar pamjen e çuditshme të objektit. Ai ndodhet në një pronësi private, por ende nuk e dimë kush e zotëron atë. Ndodhet në një zonë të mbrojtur në një vend arkeologjik,”- ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Kulturës së vendit.
VIDEO
Please follow and like us: