Viti akademik fillon normalisht dhe pa bojkot të pedagogëve në Filialin e UT në Sarandë

Viti akademik ka filluar normalisht dhe pa bojkot të pedagogëve në Universitetin e Tiranes, Filiali Sarande.

Universiteti i Tiranës hapi filialin në Sarandë në vitin 2006 si pasojë e kërkesave të tregut të turizmit dhe perbehet nga tre dege: Administrim Biznes, Gjuha Angleze dhe Menaxhim Turizmi.

Në degën Administrim Biznesi deri sot janë plotesuar kuotat në 50%.

Gjuha e huaj Angleze qe ka plotesuar 20% të kuotave, nfërsa Masteri Menaxhim Turizmi ka plotesuar 90 % te kuotave.

Stafi akademik në UT Filiali Sarandë është i përbërë nga 12 pedagogë të brendshëm dhe 13 pedagogë të jashtëm.

Please follow and like us:
fb-share-icon