VODHËN 5 MILIONË EURO – SPAK GJYKON 13 PERSONA – EMRAT –

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 dhe në përfundim të hetimeve ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim me të pandehur shtetasit e mëposhtëm:
Erjon Kasmi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Xhulian Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga hetimi ka rezultuar se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 09.12.2021, procedimin penal nr. 300, për veprat penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike e autoriteteve të Gjermanisë të drejtësisë, përkatësisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është bërë kontrolli në ambjentet e subjektit Bluenergycall shpk dhe subjekteve të lidhura me të. Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall shpk, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese. Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.
Janë identifikuar dëme në platformën Brokerz 1.425.856,91 Euro. Në platformën Globalix janë identifikuar dëme, në vlerën totale 1.896.751,04 Euro.
Gjithashtu rezulton se përvec platformave Globalix dhe Brokerz, janë evidentuar mashtrime nga platformat Stoxmarket, Tradixa, Finazio dhe Forexpoint, për të dëmtuarit kallzues në vlerën totale 3,749,826.31 Euro.
Është provuar se mashtrimet online janë kryer nëpërmjet dy adresa IP të përdorura për çdo AnyDesk 80.78.71.114 (statike) dhe 79.106.168.26 (statike) të kompanisë ofruese të internetit ALBtelecom Albania, të cilat janë përdorur nga subjekti Bluenergycall shpk në Shqipëri.
Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.03.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike live dhe janë analizuar nga Autoritetet Gjermane të Drejtësisë dhe konkretisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Please follow and like us:
fb-share-icon