Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36-vjeçar me profesion ekonomist, pasi ka përvetësuar një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën në një subjekt privat.
Në kuadër të operacionit ‘Sales’, u arrestua në flagrancë Oli Andonin, 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.
36-vjeçari duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: