Vrasja e biznesmenit/ I bëri instalimet elektrike në pallat, por nuk mori 70 mijë eurot e premtuara!

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mëshuar se shkak i këtij konflikti ka qenë një borxh prej 70 mijë eurosh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës.

Report Tv mëson se Kliti Leka, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë. për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari.

Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon