Vret nënën me thikë dhe i vë flakën banesës, fqinjët dëgjuan zënkat e tyre

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Mësohet se një 78-vjeçare është vrarë nga djali i saj. Ky i fundit pasi ka kryer tragjedinë, i ka vënë flakën shtëpisë. Sipas mediave greke e moshuara është goditur dy herë me thikë në gjoks nga i biri.

Nuk dihet ende arsyeja se përse djali 48-vjeçar mori vendimin për të kryer këtë krim makabër, teksa ai është vënë në prangat e policisë greke pasi u nxor fillimisht nga zjarrfikësit nga banesa e tij që po shkrumbohej rreth orës 4 të mëngjesit.

Në dëshmitë e tyre, familjarë dhe miq të 78-vjeçares dhe fqinjëve të saj fqinje kanë deklaruar se në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar zëra dhe zënka dhe më pas gruaja ka bërë thirrje për ndihmë, teksa pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

 

Saranda News sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon