XHAMIA E SARANDES
Xhamia e Sarandes është ndërtuar në vitin 1935, me kontributin e motrave të Mbretit Zog.
Në vitin 1967 ajo pushoi së funksionuari si objekt kulti duke tjetërsuar edhe funksionin e saj, për t’iu rikthyer besimtarëve në vitin 1991.
Xhamia vazhdon të jetë në të njëjtin imazh fizik dhe strukturë si në vitin e ndërtimit. Përjashtim bën vetëm minareja, e cila, pasi u shemb në vitin 1967 u rindërtua në vitin 2004.
Xhamia në Sarande, është veshur me gurë të skalitur së jashtmi, karakteristikë kjo e ndërtimeve të asaj kohe në jug të vendit.
XHAMIA SARANDE – VIDEO
Pamja tërheqëse e objektit, vendndodhja në zemër të qytetit të dhe misioni i saj për qetësimin e shpirtërave dhe kultivimin e fuqisë dhe harmonisë së besimit, e bëjnë këtë objekt kulti të frekuentuar nga besimtarë të të gjitha moshave.
Xhamia e Sarandës tërheq gjatë sezonit veror, edhe mjaft turistë, të cilët e vizitojnë atë plot kërshëri.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb