Kërkimet për gjetjen e 19-vjeçares, Artemis Vasili, vazhdojnë. Ndërkohë për herë të fundit ajo është parë një një stacion autobusi në Greqi dhe në fotot që janë publikuar shihet se si pas disa minutash ajo zhduket nga fokusi i kamerave dhe nuk është shfaqur më.
Babai i vajzës, ditën e sotme ka folur për median greke Mega, ku ka treguar se po kërkojn ngado dhe se personi i fundit që e ka parë 19-vjeçaren është burri i motrës së saj.
“Vajza jonë duhet të kthehet dhe gjithçka do të jetë si më parë. Ne jemi zgjuar, po shikojmë në male, nuk po bëjmë një sy qorr. Personi i fundit që e pa ishte dhëndri im. Ajo ishte me një mik”, tregoi babai i vajzës, të cilën e panë për herë të fundit të premten kur i tha se po shkonte për një intervistë pune.
Ndërsa bëhet e ditur se prindërit e 19-vjeçares, janë përpjekur të flasin me ish-të dashurin e saj, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të. Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro. Deri më tani ende nuk ka nje gjurmë të sakt të vajzës.