Zhupa publikon videon e të rinjve në tarracën e Bashkisë: Pa maska, pa doreza dhe në grup

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video ku shihen disa të rin jmbi taracën e bashkisë që nuk ka as maska dhe as doreza kundër COVID-19. Sipas Zhupës video është xhiruar në datën 5 prill 2020 dhe rrezikojnë njëri-tjetrin.

Ajo ironizon dhe deklaratat e Veliajt: “një pakicë e papërgjegjshemqë rrezikon shumicën”, dhe shton se rëndësi ka që propaganda të dalë sa më mirë.

“Një pakicë e papërgjegjshme që rrezikon shumicën, do thoshte Veliaj, po të ishin qytetarë që rrinë në radhë nga halli. Por nëse janë me lejen e tij, në tarracën e godinës së Bashkisë Tiranë gjatë kohës se karantinës atëherë nuk ka problem. Ata mund të qëndrojnë si të duan, pa maska, pa doreza, edhe grup me njeri tjetrin. Fundja cdo gjë është e vlefshme qe propaganda tju dal sa me mire”, shkruan Zhupa.

Please follow and like us:
fb-share-icon