Zjarr në beach bar-in e njohur, Policia nis hetimet

Lokali i njohur si ‘Coco Bongo’ në Vlorë është përfshirë nga zjarri.

Sipas forcave blu, si pasojë e flakëve është djegur ‘beach bari’ i cili ishte me konstruksion druri.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të përcaktuar zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Pronari i lokalit rezulton të jetë personi Olsi Veshaj, i cili do të pyetet nga grupi hetimor për ngjarjen e ndodhur.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon