Zjarr në një banesë , merr djegie në trup 89- vjeçari!

Një 89- vjeçar ka marr djegie në trup për shkak të një zjarri që ka përfshirë banesën e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa 89- vjeçari është dërguar në spital për të marr ndihmën mjekësore, bashkë me kujdestaren e tij.

“Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, Korçë, për pasojë 89 vjeçari ka marrë djegie trupore dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, së bashku me shtetasen B. B., rreth 47 vjeçe, që kujdesej për pronarin e banesës, e cila kishte probleme me frymëmarrjen”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, i cili paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Please follow and like us:
fb-share-icon