Policia e Lezhës lajmëron se në 24 orët e fundit ka arrestuar 2 gra, një 40-vjeçare e cila akuzohet se ka goditur vjehrrin, ndërsa një tjetër grua akuzohet për posedim droge.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Lezhë, Kurbin
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë.
Bien në pranga për vepra penale të ndryshme 2 shtetase.
-Specialistët për Hetimin dhe Parandalim e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe,banuese në fshatin Krajen,Lezhë. Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P.,70 vjeç.
-Gjithashtu,nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Kurbin, goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Si rezultat nga specialistët për Hetimin e Krimit u arrestua në flagrancë shtetasja T.P.,52 vjeçe,banuese në Kurbin .
Kjo shtetase është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në parcelë në pronësi të saj, ku u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.