25-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës, pi fotoksinë

Një 25-vjeçare në Vlorë ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Mësohet se e reja me iniciale A.H, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e aktit të rëndë.

Sipas policisë, 25-vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10:50, shtetasja A. H., rreth 25 vjeçe, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon