Spanja ka shpallur të gjithë vendin në gjendje të jashtëzakonshmë dhe ka vendosur shtët-rrethim nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Këto shtrëngime të reja kanë ardhur pasi vala e dytë e Covid-19 ka goditur fortë shtetin e Europës Perëndimore.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, është shprehur se gjithashtu do t’i kërkoi parlamentit që të miratojë dhe zgjatjen e rregullave të reja anti-Covid nga 15 ditë në 6 muaj. Pas goditjes fatale që mori nga vala e parë e pandemisë Spanja për të bllokuar valën e dytë ka vendosur masat më të ashpëra në botë.
Që nga fillimi i pandemisë në Spanjë kanë rezultuar 1,110,372 persona me Covid-19 ndërsa 34,752 kanë humbur jetën.