Tenderi 385 milionë i Ujësjellësit, eleminohen 3 kompani, fituesi 99.3%

Gjatë javës së kaluar Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka njoftuar përmbylljen e tenderit për “Ndertim i Kanalizimeve te Ujrave te Zeza ne Bllokun mbi Rrugen Nr. 5, Lagjia nr. 3, Sarande”.
Për këtë tender ishte vënë në dispozicion një fond prej 384.469.720 lekë.
Në tender kanë marrë pjesë dhe paraqitur oferta 4 kompani:
1. “FLED” shpk me oferte 266.450.000 leke
2. “SHENDELLI” me oferte 273.426.360 leke
3. “MANE/S” shpk me oferte 302.028.240 leke
4. BOE “I.C.C GROUP” dhe “2Z KONSTRUKSION” me oferte 381.859.200 leke

Sipas njoftimit në APP, Autoriteti Kontratues, pra Ujësjellës Kanalizime ShA Sarandë ka skualifikuar nga tenderi 3 kompani dhe konkretisht kompanitë të cilat kanë paraqitur oferta me cmimet më të lira. Sipas njoftimit, këto kompani nuk plotësonin kriteret e vendosura për pjesëmarrjen në këtë tender dhe rrjedhimit fitues është shpallur bashkimi i 2 kompanive BOE “I.C.C GROUP” dhe “2Z KONSTRUKSION” me oferte 381.859.200 leke ose rreth 115 milionë më shumë se kompania me ofertën më të ulët. 

Please follow and like us:
fb-share-icon