SKANDAL në Kakavije/ Ka 14 orë pa ngrënë në Kakavijë, 19-vjeçarja shtatzënë me temperaturë të lartë, i kërkojnë 600 euro

Një skandal i vërtetë raportohet nga kufiri i gjelbër në Gjirokastër, ku një 19 vjeçare shtatzënë, ka shfaqur probleme me shëndetin, ndërsa i është bërë tamponi për Covid 19.

E reja, e cila është në muajt e parë të shtatzënisë, ka pasur temperaturë të lartë, ndërsa prej orësh të tëra është dhe e paushqyer, në pritje të marrjes së vendimit, për të hyrë në tokën shqiptare.

 

Bashkëshorti i saj denoncon se policia kufitare u ka kërkuar 600 euro në mënyrë që ti akomodojnë në një nga hotelet e zonës, sa kohë që nuk ka një vendim të dytë nga ana e qeverisë për emigrantët reziddentë në Shqipëri.

Po ashtu bashkëshorti i të resë shprehet se ajo ka nevojë për një kontroll gjinekologjik, pasi ka pasur disa komplikacione, gjatë rrugës për kthimin drejt Shqipërisë.

Kryeminsitri Rama njoftoi të premten se brenda ditës së sotme do të ketë një plan për të gjithë shqiptarët që qendrojnë në kufi, ndërsa zgjidhja e vetme që ata kishin derimë tani, ishte akomodimi në hotelet në kufi me paratë e tyre.

Gjithnjë bëhet fjalë për emigrantët që janë rezidentë në Shqipëri, dhe nuk kanë dokumenta qendrimi në shtetin grek.

Shumë prej emigrantëve shprehen se e kanë të pamundur akomodimin në hotel, për shkak të mungesës së të ardhurave, pasi ata shkonin kryesisht në Greqi, për të punuar me disa muaj, sezonal.

(E.K/Faxweb.al)

Please follow and like us:
fb-share-icon