Kryebashkiaku turk i Bolus Tanzu Ozcan, i cili jo vetëm mbrojti një luftë me Greqinë, por u deklarua i gatshëm të bëhej kamikaz dhe të hidhej në erë mes ushtarëve grekë.
“Nëse Erdogani është gati, edhe unë jam gati të bëhem kamikaz, të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë”, tha kryebashkiaku, duke shkaktuar reagime edhe nga qytetarët turq.
Në delirin e tij, kryebashkiaku turk i bëri thirrje Erdoganit t’i japë Greqisë 24 orë për t’u larguar nga ishujt e Egjeut dhe nëse nuk tërhiqen të nisin luftën.
“Nëse nuk tërhiqen, le të veshin uniformat e tyre ushtarake. Ai që nuk ndjek është frikacak!”, deklaroi ai, duke e vendosur Athinën si shënjestrën e parë të ushtrisë.
Më herët ai akuzoi grekët për pushtimin e ishujve turq dhe në fakt, ai i bëri thirrje presidentit Erdogan që të mos e zvarritë me kërcënimin e tij se “mund të vijmë papritur një natë” , duke kërkuar që të mos humbasin kohë.