ISHTE NË NJË EKSPEDITË ZHYTJEJE NË SARANDË, MBYTET 29-VJEÇARJA NGA ANGLIA – VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Një turiste nga Anglia është mbytur në det.

Sipas policisë, 29-vjeçarja R. G., ishte për një ekspeditë zhytjeje, por është mbytur në det. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë

Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon