Një 80-vjeçare, e identifikuar me iniciale V.M. ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi banesa ku ajo jetonte është përfshirë nga flakët.
Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë ndërkohë që e moshuara dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.09.2022, në rrugën “Celo Sinani”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. L. Si pasojë e përhapjes së flakëve, ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë shtetasja V. M., 80 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: