Rama: Gjykatësi i verbuar nga leku rrëzoi shtetin, dosjet kanë zënë myk në prokurori

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur fajin drejtësisë për mijëra metra katrorë të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës, duke thënë se të korruptuarit e këtij sistemi janë shndërruar në mburojë për pronarët e pallateve. Ndalur në rastin konkret, pallatin ‘Syri i Tiranës’, Rama ka publikuar dokumentin që tregon se IKMT ka kallëzuar kompaninë “Ideal Cosntruction shpk”, për shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë që në muajin korrik të këtij viti, por drejtësia nuk ka lëvizur për sekuestrimin e tyre.

Ndërtimi pa leje, nuk janë aty si një zbulim i këtij momenti dhe është e pavërtetë që aty nuk ka pasur asnjë sy e vesh më parë. Tani po ju jap një dokument tjetër që është dënimi me gjobë i kësaj kompanie për ato 4646 metra2. Është një dënim me gjobë, sipas ligjit, shuma 160 e kusur milionë të reja. 1.3 milionë dollarë, kjo gjobë ëhstë vendosur në fillim të muajit qershor.

çojmë në gjykatë gjobën dhe ky shemb shtetin, ky gjykatësi i verbuar. S’jam nga ata që ngre akuza pa prova, i tha shtetit jo. Meqë po thonë që ky i gjati etj etj, inspektoriati komëbtar ka sulmuar 40 objekte nga të cilët jo vetëm kryetarë bashkish jo vetëm të palës tjetër.

(…)

Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë. Këto dosje i ka zënë myku nëpër prokuroria.

Please follow and like us:
fb-share-icon