Skandali i lejeve shtetërore për zgjerime karburantesh në Lungomaren e Vlorës

Disa të “nënës”, disa të “babës”. Është bërë modë tashmë që ligjet dhe rregullat të jenë vetëm për qytetarët e thjeshtë dhe më të dobtit. Kjo vlen dhe për rastin e zgjerimit të një karburanti në zonën e Lungomares në Vlorë. Ndërkohë ku të gjithë ndërtimet anës shëtitores u prishën për t’i hapur rrugë projektit, duket se një prej tyre nuk është arritur të cënohet.

Se përse ky vendim, askush nga organet përgjegjëse nuk di të përgjigjet apo nuk duan të përgjigjen. Për më tepër i jepet leje nga kryeministri për zgjerim duke prishur gjithë strukturën vijë-drejtë të shëtitores, e duke rrezikuar qytetarët dhe banesat e qytetarëve që ndodhen rreth tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ish-kryetari i partisë Demokratike të Vlorës, Genci Deromemaj ka denoncuar abuzimin që bëhen në rradhët më të larta shtetërore. Në postimin e tij ai shkruan:

“Mashtruesi ua hodhi fajin gjykatave që gjoja nuk e prishte dot karburantin në Lungomare, por nga ana tjetër i ka miratuar lejen për ta bërë edhe më të madh karburantin!

Kjo është leja e ndërtimit që Edi Rama! Me cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit, ka miratuar ndërtimin e karburantit.

Në mes të shëtitores, në mes të trotuarit, në mes të dhjetra bizneseve dhe familjeve që kanë zgjedhur për të punuar e jetuar aty!
Biznese e familje që pas ndërtimit të karburantit do ta kenë edhe më të vështirë punën dhe jetesën.

Kjo është fytyra e vërtetë e Mashtruesit!”

VloraWeb.Com

Please follow and like us:
fb-share-icon