Prej kohësh Enca i mungon skenës muzikore. Jemi mësuar ta shikojmë provokuese në klipet e saj, teksa nuk na i ka kursyer pozat hot. Por duket se teksa projektet muzikore po i vonon, aktivitetin në rrjetet sociale nuk e kursen.
Këtë herë ajo i është rikthyer edhe njëherë fotove të ditëlindjes së saj, ku shihet në krahët e një mashkulli muskuloz. Ama këtë herë Enca nuk ka dashur të lërë vend për aludime dhe ka shkruar krahas fotos se djaloshi misterioz është ‘bodyguard-i’ i saj dhe se për shkak se atëherë Enca e ka pasur këmbën e thyer, ai e ka mbajtur atë në krahë dhe është kujdesur për të gjatë gjithë natës së festës.