Parakalimi i autoblindave të Forcave të Armatosura përmes Tiranës ditën e sotme ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet ndër të tjera se, ky është edhe qëllimi i kryeministrit Edi Rama: të krijojë terror, frikë dhe panik.
“Disa miq më shprehin shqetësim për autoblindët e ushtrisë që kanë dalë në rrugët e Tiranës me urdhër të komandaturës së Surrelit. Pikërisht ky është qëllimi të krijojë terror, frikë e panik. Ai do që ne të humbim mendjen duke u marrë me tema të tilla si: Kush e dha urdhërin? A është e ligjshme? Ç’thotë Kushtetuta? Etj etj…”, shkruan Manjani.
Please follow and like us: