4 vjedhje të ndryshme brenda pak ditëve, arrestohet autori i dyshuar

Një 30-vjeçar me iniciale E.S., nga Elbasani ka rënë në pranga pasi dyshohet se është autori i 4 vjedhjeve të ndryshme në qytet, të realizuar brenda pak ditëve në janar të këtij viti. 30-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje dyshohet se ka kryer grabitje në 3 dyqane, nga të cilat ka marrë produkte të ndryshme, madje dyshohet se ka vjedhur dhe baterinë e një makine.

Atij i është gjetur dhe sekuestruar një kaçavidë, që dyshohet se e përdorte për vjedhje.  30-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer disa vjedhje, në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-Më datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan;

-Më datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”;

-Po më datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine;

-Më datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon