Një 49 vjeçar është gjetur i pajetë pranë fshatit Fierzë të Pukës. 49 vjeçari, Vladimir Kola me banim në Durrës, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 20 janar.
Mësohet se kishte shkuar në Pukë për të takuar të afërmit e tij por që prej 5 ditësh humbi kontaktet me familjarët. Trupi i tij është gjetur i pajetë pranë përroit të fshatit. Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. saranda news
Please follow and like us: