Ujevara e Borshit – Borsh waterfall
Borshi është një ndër zonat më të bukura dhe të begata të bregdetit shqiptar. Uji i cili buron nga shpati i malit, ku është ndërtuar edhe Borshi, rrjedh në formën e një ujëvare dhe zbret drejt detit.
Ujevara e Borshit – Borsh waterfall – VIDEO
Ndodhet në lokalin e këndshëm buzë rrugës për në Sarandë. Ose kur ktheheni nga Saranda. Poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm nga rrugë të shumta. Ky burim quhet Ixuari i Borshit.
Është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit. Përveç bukurisë së rrallë që ika falur vendit, i shërben edhe dobishëm banorëve për ujin e kulluar që ka.
Sot më së miri ky vend është kthyer në një pikë të vërtetë pushimi, ku mund të pini një freskuese të ftohtë akull, të shijoni kuzhinën e vendit, prodhimet italiane apo edhe gatimet shqiptare.
Në vetvete Borshi është një vend i pasur me histori. Ai akoma ka një kala në gjendje shumë të mirë që dëshmon për rrënjët e tij të hershme. Gjurmët e tij të ekzistencës shtrihen shumë thellë, gjë që e bën të vlefshëm jo thjesht si një destinacion të freskët pushimesh por si një pikë të mirëfilltë turistike që ka se ç’tju ofrojë. saranda news
Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike