KALAJA E BORSHIT – VIDEO
KALAJA E BORSHIT – VIDEO – Në majë të fshatit të Borshit ndodhet Kalaja e Borshit apo siç njihet në histori si kalaja e Sopotit. Prej këtu mund të shohësh bukurinë e peizazhit nga lart.
KALAJA E BORSHIT – VIDEO – HISTORIA
Kalaja e Borshit ndodhet 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet kalaja, ndodhet në veri të fshatit Borsh dhe në perëndim të Fterrës. Nga ana Perëndimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken një sërë tepricash të godinave mesjetare.
Mbeturina muresh të kohës antike duken në anën jugperëndimore në një gjatësi prej rreth 10 metra. Dhe një lartësi prej 1,33 m. Në sipërfaqen e qytezës, janë gjetur fragmente enësh me vernik të zi, të shekullit të IV para erës sonë. Zhvillimi më i madh i qytetit antik shënohet nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s. Gurët janë punuar në formë të tillë që faqja e jashtme të jetë e fryrë… Ndërsa faqet e tjera të jenë të rrafshëta që e afron për nga teknika me muret e Butrintit.
Në këtë kohë ai zhvillohet gradualisht si një qytet i formuar dhe zë një sipërfaqe prej 57 ha. Në shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon të zgjerohet jo vetëm në pjesën e sipërme të kodrës… Por dhe në shpatet Perëndimore dhe në zonën Veriore të saj. Në fillim ai del jashtë kontureve, duke u shtrirë në shpatin Perëndimor… Dhe zbret me muret e tij rrethues deri në mesin e kodrës, duke mbyllur një rrethim të plotë.
KALAJA E BORSHIT – VIDEO – NDËRTIMI
Linja e murit, në dallim nga muret e fazës së parë, karakterizohet nga kthesa të vazhdueshme. Me kënde të ngushta, që i japin pamjen e dhëmbëve të sharrës. Në perandorinë e Bizantit, perandori Justiniani e vuri atë në listën e fortifikimeve në vitet 527-565. Në vitin 1790 venecianët e humbasin kalanë. Periudha më e fundit dokumentohet me një xhami te rrënuar qe duhet te jete e shekullit të 18. Kjo eshte xhamia e veteme e ruajtur në bregdetin shqiptar. Sopoti përmendet me 1192 në Kujtimet e Ana Komnenes vajzës së Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai.
Kalaja e Borshit – Kosmografi i mbretit Ruxher të Sicilisë sikulo-arabi Al-Idrizi, këtë vend e quan Sopot. Ndërsa në vitin 1458 na shfaqet nën Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit (Arcontea Sopotu). Dhe në vitin 1266, Sopoti gjendet në pushtetin e Karlit I të Azhuinëve francezë. Më pas në duart e kalorësve gjermanë e më vonë për shumë kohë nën Republikën e Venedikut. Në periudhën e mesjetës ajo u përshtat për garnizon ushtarak. Mori pamjen e plotë të fortifikimit në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Xhamia në kala ështe ndërtuar nga haxhi Bendo, mbështetësi i Ali Pashë Tepelenës në këto anë. Ne vitet 1913-1914 komandant ka qenë patrioti Mehmet Selim Shahaj dorëzuesi i Ultimatumit të Vlorës.
Borshi është një paketë e mrekullueshme turistike ku ndërthuret, natyra, plazhi, historia dhe legjenda. Borshi është vetëm 40 km larg Sarandës dhe ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit.
Vizitoni Kalanë e Borshit – Video
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter SarandaWeb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb