LUFRA kompania me fabrikë në Lushnjë dhe Rrogozhinë dhe me produkte prezente në të gjithë Shqipërinë po kërkon të punësojë një: Agjent Shitjesh për kompaninë DUKAT WATER. DUKAT WATER është një kompani e re e krijuar në vitin 2017, pjesë e një kompanie të konsoliduar prej mbi 27 vitesh në treg siç është Lufra.
Detyrat
- Viziton rregullisht numrin e klientëve që i janë caktuar nga ana e Manaxherit dhe siguron një komunikim dhe shërbim të shkëlqyer ndaj klientit.
- Përgjegjës për ndjekjen e procedurës së porosive, në përputhje me të gjitha udhëzimet e tregtimit të produktit.
- Përgjegjës për dorëzimin e raporteve ditore të shitjeve duke përfshirë edhe kthimet e produkteve me komentet përkatëse.
- Përgjegjës për marrjen në dorëzim të mallit kur ai del nga magazina, sigurohet që të plotësojë saktë dhe firmosë duhësisht të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
- Përgjegjës për pajisjen me faturë të saktë Tatimore Shitje (faturë TVSH) të të gjithë klientëve të regjistruar me NIPT si edhe pajisjen me kupon fiskal kase kur shihet e nevojshme.
- Kontrollon dhe verifikon ekskluzivitetin e frigoriferëve DUKAT duke njoftuar Manaxherin përkatës për rastet kur kjo nuk respektohet nga ana e klientit.
Kualifikimet
- Të ketë Leje drejtimi Automjeti – kategoria B.
- Eksperiencë pune të ngjashme ne shitje.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
- Të jetë me banim në Sarande
Ju mund te aplikoni duke derguar CV tuaj ne emailin hr@lufra.al
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të telefonohen.
Please follow and like us: