Tentoi të korruptonte efektivët e policisë, në pranga 44-vjeçari – EMRI

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu, pasi ishte shpallur në kërkim që nga muaji janar i këtij viti, për shkak se kishte tentuar të korruptonte policët, që e kishin ndaluar teksa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për Kristodhules Molla, 44 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i cili është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga, nga uniformat blu.

44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 3 janar të këtij viti, u ndalua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke transportuar emigrantë, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Policisë, 44-vjeçari ka tentuar të korruptojë efektivët. Gjithashtu, ai është larguar me shpejtësi, me automjet, nga vendi i ngjarjes, duke përbërë rrezik për jetën e efektivëve që po kryenin veprimet procedurale për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon