Ky njeri thotë se “Berisha do të shkojë si çeço në gjykatë”

Në një intervistë në “Special Report” në ABC, juristi Romeo Kara foli për vënien në hetim të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë kësaj bisede në studion e ABCNews, juristi theksoi se SPAK nuk duhet të tërhiqet dhe se duhet t’i shkojë këtij procesi deri në fund.

“Është një proces mbase jo më i rëndësishëm në lidhje me shumën e abuzuar, por është kuptimplotë për të gjitha shkallët e qeverisjes Berisha, pasi kanë qenë të kapura në funksion të shkeljes së ligjeve, apo të krijimit të ligjeve të paligjshme”, u shpreh juristi.

Gjithashtu juristi nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilën tha se ka qenë ndër ata persona që ka shpërdoruar pushtetin politik dhe duke rrënjosur korrupsionin në vend.

Sipas tij, Berisha është një figurë që ka përcjellë vetëm anti-vlera, duke rrënuar jo vetëm ekonominë, moralin, si edhe zbatimin e ligjeve.

“Ka përdorur ministritë, qeverinë kur ka bërë miratimin duke qenë kryetar i këshillit të rregullimit të territorit. Tregon një lidhje shkak pasojë. Ata kanë marrë përsipër që ne do të zgjidhim çdo problem në lidhje me drejtuesit, kanë marrë përsipër të zgjidhin të gjithë problemet me ligjin. Ajo që vë re , është a ka falsifikim apo jo. Vetë babai i dhëndrit të Berishës ka qenë dikur drejtor i arkivit të shtetit. Këta banorë i kanë kërkuar disa të dhëna në ’94 dhe ai është përgjigjur se janë shpërblyer nga qeveria italiane pasi aty si një vend strategjik do të ndërtohej një aeroport, ka qenë pronë e shtetit italian dhe në vitin 49 në një marrëveshje të bërë me atë italiane dhe qeverinë shqiptare, ata këto prona i kanë kaluar qeverisë shqiptare. Mund të kemi një marrje të pronës për herë të dytë, kanë kaluar këtë pronë nga pronë e shtetit në atë të privatëve dhe aty kanë hyrë në Pazar dhe del zotëria me mbi 60 % të të gjithë sipërfaqes së ndërtimit. Është shpërdoruar pushteti politik. Ky person nuk ka përcjellë vlera në politikë. Nëse ka diçka përveç rrënimit ekonomik kemi edhe rrënim të moralit. Një politikë ku promovohet më horri, më prostituta, më i djallëzuari më pazarxhiu dhe njerëzit që janë me moral, janë të mallkuar në këtë vend të dëgjojnë këto përrallat e tyre. Gjithë ky mullar korrupsioni që ka pushtuar Shqipërinë ka një strumbullar që e nisi dhe që quhet Sali Berisha. Unë pres nga procesi që të mos tërhiqen, ka një vendim gjykate që e urdhëron atë, ai duhet të shkojë si çeçua në gjykatë. Sa i përket procesit të hetimit nuk ka asnjë shkelje ligjore, në lidhje me kontrollin e banesës, duhet marrë një leje. E përdorën këtë, por kujtojmë rastin e Arben Ahmetaj që u largua. Edhe ky do të ikte sepse është shumë frikacak dhe fshihet pas politikës. Nuk ka ku të shkojë më. Berisha duhet të ishte arrestuar, ai kërcënon çdo pjesëmarrës në proces”, tha ndër të tjera ai.

Please follow and like us:
fb-share-icon