Biznesmeni i njohur grek, Christos Gialia është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij në Mandra.
Pasi e vranë, atentatorët i kanë vendosur flakën automjetit duke djegur trupin e tij brenda makinës për të zhdukur çdo gjurmë.
Sipas informacioneve të para, autorët kanë qëlluar me kallashnikov teksa makina ishte në lëvizje, në rrugën “Agias Aikaterinis”.
Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe dyshohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij.
Viktima, biznesmeni Christos Gialias merrej me tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.
Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.