Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Lajme nga Saranda Oltion Agolli drejtuesi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë, Klodian Kondi...

Oltion Agolli drejtuesi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë, Klodian Kondi emërohet në Pogradec

Oltion Agolli do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Sarandë, pas ndryshimeve  në disa shefa komisariatesh të Policisë së Shtetit.

Deri tani janë zbardhur lëvizjet tek shefat e disa komisariateve, mes tyre edhe i Sarandës.

Oltion Agolli ka drejtuar komisariatin e Pogradecit, ndërsa më herët ka qenë shefi i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, por i shkarkuar në pas grumbullimeve të shumta të njerëzve te Liqeni në kohën e izolimit nga pandemia.

 Klodian Kondi, pas Sarandës, do të drejtojë komisariatin e Policisë së Pogradecit.

 Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial