PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË
NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROÇEDURËS SË KONKURIMIT PËR EMERIMIN NË POZICIONIN E PUNËS “SEKRETARE” NË PROKURORINË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË
Bazuar në:
– Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin Nr.97/2016, datë 06.10.2016 “Për organizmin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”;
-Ligjin Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”;
-Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë;
-Aktet e tjera ligjore e nënligjore përkatëse;
-Udhëzimet dhe Urdhërat e Prokurorit të Përgjithshëm,
-si dhe Rregulloren Standarte të Organizmit dhe Funksionimit të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë
Në kushtet kur një prej sekretareve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, zj. Jonida Zhupa, për shkak të emërimit të saj në pozicionin si Oficer i Policisë Gjyqësore në këtë Prokurori dhe duke qenë se në datë 23.01.2023 ajo ka paraqitur dorëheqjen nga ushtrimi i detyrës së sekretares, pozicioni i saj konsiderohet si vend vakant, në përmbushje të organikës dërguar me shkresën nr 69/7 prot datë 19.01.2023, të Prokurorit të Përgjithshëm për Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë
Kërkohet të punësohet 1(një) punonjës në pozicionin “sekretar” në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë
NJOFTIM
- Fillimi i proçedurës së konkurimit të hapur të kandidatëve për një pozicion “sekretar” në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
- Referuar neneve 74, 75, 76 të Ligjit nr 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “, kanditatët e interesuar për konkurim, përveç kushteve dhe kritereve të përgjithshme për tu pranuar në punë, duhet të plotesojnë dhe kritere të veçanta.
– Kushte të përgjithshme
a) të jetë shtetas shqiptar
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur
d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e) të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje si dhe të mos jetë nën hetim;
f) ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo administrata shtetërore që nuk është shuar sipas këtij ligji;
g) të ketë përfunduar arsimin lartë
h) të ketë eksperiencë pune në administratën publike
i) Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune efektive me stafin e prokurorisë. j) Të ketë aftësi komunikuese dhe pune në grup.
k) Të ruajë sekretin hetimor.
l) Të ketë sjellje etike dhe morale
– Kushtet e veçanta :
–të ketë mbaruar studimet e larta në Drejtësi, master shkencor vërtetuar me diplomën përkatëse
– të njohë mirë kompjuterin, vërtetuar me dokumentin përkatës
-të ketë njohuri të mira gjuhësore e drejtshkrimi
-të ketë njohuri të mira minimalisht të një gjuhe të huaj, (gjuha angleze do te ketë përparësi) vërtetuar nga vlerësimet shkollore apo dëshmi të vecantë
-të ketë përvojë profesionale minimalisht për një periudhë një vjeçare(eksperienca në administratën publike që lidhet me Prokurorinë do të ketë përparësi)
-të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin
–Dokumentacioni i kërkuar
– kërkesë me shkrim, me adresë banimi, adresë elektronike dhe numër telefoni
– CV të përgjithshme
– Kopje të kartës së identitetit
– Çertifikatë familjare
– Raport mjeko-ligjor
– Listë notash
– Dokumente të tjerë që tregojnë njohuri apo aftësi të vecanta
-Vertetim për gjendjen gjyqesore (Dëshmi penaliteti ).
-Vërtetim nga Gjykata .
-Vërtetim nga Prokuroria
-Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore që të provojë punësimin e mëparshëm ose vërtetim nga qendra e mëparshme e punës, ku të evidentohet pozicioni i punës dhe kohëzgjatja
Dokumentacioni nga kandidatët do të pranohet nga data 24.01.2023 deri në datën 02.02.2023
Për informacion e qartësim të mëtejshëm kandidatët mund të paraqiten në Kryesekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë.