Jolio Dine njofton kandidimin për në Këshillin Bashkiak të Sarandës

Jolio Dine njofton kandidimin për në Këshillin Bashkiak

Jolio Dine nëpërmjet një statusi në facebook ka njoftuar se do të jetë në krye të një liste qytetarësh për Këshillin Bashkiak të Sarandës.

STATUSI I JOLIO DINE

Rikthehem krah Jush!

Mbeshtetja e jashtezakonshme qytetare e Juaj 2 vite me pare ne zgjedhjet e pergjithshme kur une kandidova per deputet si perfaqesues i Partise Demokratike, me beri akoma me shume te obliguar ndaj Jush. Ne kete dy vite vazhdova te njejtin ritem qendrimi krah bashkeqytetareve te mi, edhe pse jo ne politiken aktive e publike, por ne kontaktin e vazhdueshem pa dallim dite apo ore.

Zgjodha ne dy vite te qendroja larg jetes aktive publike politike sepse nuk pranova qe turbullira qe ende nuk po gjen rrugen e qartesimit, te me kushtezonte aktivitetin tim, i cili qysh ne krye te heres ne politike ka qene larg konfliktualitet dhe me prane bashkepunimit, larg ndasise politike por me prane politikes qytetare dhe sigurisht larg interesit personal por gjithnje e me prane interesit publik.

Së bashku me Jolio Dinen edhe qytetarë të tjerë

I nxitur nga shume biseda me bashkeqytetare e dashamires… Ju bej me dije se kam vendosur t‘i rikthehem politikes aktive dhe me bashkepunetore te mi… Po punojme per te ndertuar nje liste te kryesuar nga une dhe me perfaqesues nga 20 familje sarandiote… Si alternative zgjedhjeje per Keshillin Bashkiak te Sarandes ne zgjedhjet e 14 majit. Ne kete forme une dhe bashkepunetoret e mi pretendojme te kemi mbeshtetjen tuaj… Per te qene nje ze i forte e perfaqesues i denje Juaji ne politiken lokale.

Sapo KQZ te certifikoje elemente me konkrete lidhur me zgjedhjet e 14 Majit, do ju bej me dije edhe detajet e ketij projekti perfaqesues, përfundon statusin e tij Jolio Dine.

Për cdo vërejtje apo sugjerim, na kontaktoni në faqen tonë në facebook Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Jolio Dine ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për ekonomi dhe Master Shkencor për Administrim Biznesi. Ka drejtuar FRPD Sarandë në vitet 2014 deri 2020. Është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në 2018. Ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2017 dhe 2021. Aktualisht Jolio Dine punon në degën e Raiffeisen Bank në Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon