Biznesmeni kërkon lirinë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash

Biznesmeni Pando Papuci, 67 vjecar nga Saranda, i cili prej mëse një viti është person në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri.

Vendimi është marë të enjten 23 mars nga Gjykata e Sarandës, e cila ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuciut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë në 21 shkurt të një viti më parë.

Ajo që bie në sy cuditshëm është fakti se kjo kërkesë e biznesmenit, është refuzuar pas plot 7 seancash, 4 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars.


Papuci u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë për shperdorim detyre, ndërkohë që Papuci u akuzuar për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7 katësh.

Please follow and like us:
fb-share-icon