Ballina Lajme Saranda News Lajme nga Saranda U dënua me 14 muaj burg për vjedhje në marketin ku punonte,...

U dënua me 14 muaj burg për vjedhje në marketin ku punonte, prangoset 46-vjeçari

Policia njofton se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Taulant Rrapaj, 46 vjeç, banues në Sarandë.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ky shtetas, në vitin 2021, ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial