SARANDA NEWS

spot_img

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet

Taulant Balla: Çdo mjet i parkuar gabim do të hiqet me karoatrec dhe do të bllokohet

Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur mjetet e parkuara gabim. 

Një nga shkaqet për trafikun e rënduar në disa rrugë urbane kryesore dhe dytësore janë edhe parkimet në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë paralajmëruar të gjithë shoferët që parkojnë në vendet e gabuara.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri Taulant Balla.

“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e 
trafikut”, tha Balla.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial