LUKOVA – Bukuria e fshehur e bregdetit Jon

LUKOVA – Bukuria e fshehur e bregdetit Jon

 

Lukova konsiderohet si perla e bregut të Jonit. Gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon… Klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore… Aroma e portokallit dhe e luleve shumëngjyrëshe lodron në krahët e flladit të shëndetshëm të detit Jon… Ju mirëpret për të zbuluar nga afër mrekullitë e saj dhe ju premton një verë të paharrueshme.

 
https://youtu.be/1QeHOs65m00
 

LUKOVA – Peisazhi në Lukovë

 

Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. Ndodhet vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike. Ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është rreth e pozicionuar midis qyteteve të Sarandës dhe Himarës. Jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika.

 

Lukova fshati bregdetar në Sarandë

 

Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh… Në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh. Plazhet janë të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime… Po ashtu edhe plazhet plazhi i Shpelles dhe Plazhi i Bunecit.

Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik… Me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta… Flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që ju duhet patjetër të zbuloni këtë verë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Please follow and like us:
fb-share-icon