I vuri flakën autobusit në Delvinë, shpallet në kërkim autori – FOTO

Policia njofton se Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit B. Gj., 38 vjeç, banues në Delvinë.

Shpallja në kërkim e tij u krye pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Stjar, Delvinë, i ka vënë zjarrin një autobusi të parkuar, për motive të dobëta.

Pas shpalljes në kërkim, 38-vjeçari është paraqitur në Polici dhe ka sqaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

Autobusi i djegur ditën e djeshme kryente linjën Delvinë – Tiranë.

Së bashku me autobusin, ditën e djeshme u dogj edhe një mjet furgon.

Please follow and like us:
fb-share-icon