U vra nga pronari i hotelit, gjendet trupi i pajetë i recepsionistit Eraldo Nevruzi

Është gjetur trupi i pajetë i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili u ekzekutua  pas mesnate me armë zjarri në hotelin “Grecia” në Dhërmi.  Trupi raportohet se është gjetur në një gurore pranë fshatit të Vunoit.

 

Për ngjarjen e rëndë janë arrestuar tre persona, Gerald Shehu (autor i dyshuar i vrasjes), Daniel Qose dhe David Larti. Dyshja e fundit janë punonjës në hotelin ku ndodhi vrasja, ndërsa akuzohen se ndihmuan autorin në kryerjen e krimit dhe fshehjen e trupit.

Ata kanë deklaruar në polici se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të viktimës, ndërsa kanë treguar se vrasja ka ndodhur tek shkallët e hotelit “Greccia” pas një konflikti mes viktimës dhe autorit. Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë qese mbeturinash për të fshehur trupin dhe më pas e kanë ndihmuar për ta transportuar në makinë. Të dy kanë thënë se autori i ka detyruar ta ndihmonin.
Please follow and like us:
fb-share-icon