Fibank – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar për pozicionin e Arkëtarit pranë Agjencisë Sarandë.
Përshkrimi i punës:
Arkëtari është përgjegjës për:
- Shërbimi ndaj klientit bankar – regjistrimi i të gjitha veprimeve bankare, në lidhje me arkën.
- Kontrolli i veprimeve të parave të gatshme të agjencisë në fund të ditës.
Kompetencat / Aftësitë:
- Diplomë Bachelor (përparësi do t’u jepet kandidatëve që janë diplomuar me profil Ekonomik);
- Niveli i mirë i gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
- Prioritetet do t’u jepen kandidatëve që kanë përvojë paraprake në transaksione parash ose përpunim parash;
- Aftesi te mira komunikimi;
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
Dokumentet e nevojshme:
- Letër aplikimi dhe CV, në anglisht
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen në fshehtësi të rreptë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, neni 12-17, informacioni personal i depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.
Dokumentet të dërgohen në adresën vijuese:
Blvd. “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati i 14-të, Tiranë
Adresa e-malit: hr@fibank.al & a.cikuli@fibank.al
Afati i fundit për aplikim: 20/06/2024