Tenderi 100.000 euro për rrugët me beton në Shelegar, fitues oferta me 97%
Bashkia Sarandë ka shpallur rezultatet e tenderit publik për rikualifikimin e rrugëve të brendshme të fshatit Shelegar. Ky projekt synon shtrimin e rrugëve me beton, duke patur një fond total prej 100 mijë eurosh të vënë në dispozicion.
Pas shqyrtimit të ofertave, konsorciumi BOE “HASTA ENGINEERING” SHPK & “AIDA CONSTRUCSION” SHPK u shpall fitues, me një ofertë që arrin 97% të vlerës së fondit limit.
Kompanitë pjesëmarrëse dhe rezultatet
Në tender morën pjesë tri kompani, ndërsa dy prej tyre u skualifikuan.
Lista e pjesëmarrësve dhe vendimet përkatëse janë si vijon:
- BOE “HASTA ENGINEERING” SHPK & “AIDA CONSTRUCSION” SHPK – Fitues.
- “Rilindja Tiefbau” SHPK – Skualifikuar, oferta u vlerësua se nuk ishte në përputhje me kërkesat dhe specifikimet e tenderit.
- “COGREN” SHPK – Skualifikuar, pasi oferta u vlerësua si anomalisht e ulët.
Please follow and like us: